Bursa për nxënës dhe studentë

Bursa për nxënës dhe studentë

Fondacioni Dauti me realizimin e programit ‘Bursa për nxënës dhe studentë’ qëllimi së cilës është ngritja dhe avancimi i të rinjve, kontribuon me një qëllim vizionar drejtë zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi. Programi i bursave për nxënës dhe studentë paraqet njërin ndër programet kryesore i cili aplikohet prej vitesh nga Fondacioni Dauti. Prioriteti dhe qëllimi kryesorë është mbështetja e nxënësve dhe studentëve më të mirë dhe stimulimi i tyre përmes bursave.

 

Me anë të këtij programi  Fondacioni Dauti ndikon në rritjen e cilësisë arsimore ku këta nxënës dhe studentë do të i shndërrojnë rezultatet e tyre të shkëlqyera në kontribut për zhvillimin e shoqërisë. Në parim bursa është mbështetje financiare për grupet e synuara, mirëpo ky program të cilin e implementon Fondacioni DAUTI është një mundësi dhe motiv shtesë për nxënësit dhe studentët drejt zhvillimit të tyre, ngritjes individuale dhe profesionale në sferat të cilat ata mësojnë apo studiojnë.

 

Mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e të rinjve Fondacioni Dauti vazhdon ta implemenetoj edhe nëpërmjet  projekteve dhe aktiviteteve  tjera duke realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm me bursistët gjatë gjithë vitit akademik.

 

Programin ‘Bursa për nxënës dhe studentë’ Fondacioni DAUTI do ta realizon çdo vit shkollor dhe akademik.

 

Grupi i synuar të cilët do të kenë të drejtë për fitimin e bursës janë nxënësit e shkollave të mesme publike dhe studentët që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, nga viti i dytë i ndjekjes së ciklit mësimor dhe akademik.

 

Programi ‘Bursa për nxënës dhe studentë’ përmban dy kategori  aplikimi dhe ato janë:

 

–          Bursa për nxënës të shkollave të mesme

–          Bursa për studentë

 

Bursa për nxënës të shkollave të mesme është kategori në të cilën kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme publike,  duke filluar nga viti i dytë i ciklit mësimor. Fituesit e bursës do të marrin bursë gjatë gjithë vitit mësimor (nëntë muaj). Vlera e bursës për këtë kategori është 1.800,00 denarë në muaj.

 

Bursa për studentë është kategori në të cilën kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët të cilët studimet e tyre i ndjekin pranë universiteteve shtetërore në R.M dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, duke filluar nga viti i dytë i studimeve. Fituesit e bursës do të marrin bursë gjatë gjithë vitit akademik (nëntë muaj). Vlera e bursës për këtë kategori është 4.200,00 denarë në muaj.

 

Kushtet dhe kriteret për aplikim :

 

–          Të jenë nxënës/studentë të vitit të dytë e tutje

–          Të jenë nxënës/studentë të rregullt

–          Të mos kenë përsëritur gjatë mësimit/studimeve

–          Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër

 

Përparësi në fitimin e bursave do të kenë:

 

–          Nxënësit që kanë sukses të shkëlqyeshëm

–          Studentët që kanë notë mesatare mbi 8.0 apo më lartë

–          Nxënësit/Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë/studiojnë

 

 Shkarko konkursin dhe aplikacionin për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2015/16

 

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin për nxënës të shkollave të mesme<<

>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin për nxënës të shkollave të mesme<<

 

 Shkarko konkursin dhe aplikacionin për student për vitin akademik 2015/16

 

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin për  student<<

>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin për student<<

 

Choose your language on web site
CLICK HERE